Shifër e çmendur për 21-vjeçarin

0%

Menjëherë pas përfundimit të Botërorit, Bradley Barcola do të jetë një nga emrat më të “nxehtë” në merkato. Anësori është i pakënaqur me minutat e dhëna nga Luis Enrique dhe ndaj mund të jetë një nga largimet e mëdha nga PSG këtë verë. 23-vjeçari kontriboi me 13 gola dhe 7 asiste në sezonin e fundit, por kërkon të jetë më shumë protagonist. Interesi për të nuk mungon.

Sipas asaj që zbulon Fabrizio Romano në kanalin e tij në Youtube, dy ekipet më të interesuara për anësorin francez janë Liverpool dhe Arsenal. Sipas raportimit në fjalë, PSG është e gatshme të lejojë largimin e Barcola për një shifër rekord rreth 150 milionë euro.

Në rast largimi të Barcola, kryeqytetasit francezë do të transferojnë Yan Diomande nga Leipzig, për një shifër 100-120 milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot