Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka shfuqizuar vendimin për largimin e mbishkrimit “I love Mitrovica” , të cilin e kishte marrë në mbledhjen e kaluar. Shfuqizimi i këtij dokumenti u bë për shkak se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka vlerësuar se vendimi i Kuvendit Komunal për largimin e mbishkrimit është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Kështu tha Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozaq, duke theksuar se “janë të obliguar ta bënin këtë veprim, përndryshe procesi do të iniciohej në gjykatën kompetente”. Ani pse votuan për shfuqizimin e këtij vendimi, në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme, anëtarët e Listës Serbe dhe të iniciativës qytetare “Veriu për të gjithë”, vazhduan ta përkrahnin largimin e tij.
Madje Kryetari i kësaj komune, Millan Radojeviq tha se një gjë e tillë [largimi] do të arrihet një ditë. Vendimi që të largohet mbishkrimi “I love Mitrovica” ishte miratuar në seancën e mbajtur më . Më pas, MPAL kishte konstatuar se ka shkelje procedurale gjatë procesit të miratimit të vendimit.
Në arsyetimin e Ministrisë thuhej se anëtarët e Kuvendit nuk janë njoftuar me materialet e rendit të ditës sipas afatit ligjor prej 7 ditësh pune, siç përcakton Ligji Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale.
Më , Policia e Kosovës u kishte shqiptuar kundërvajtje për vandalizëm dy personave të arrestuar në Mitrovicë të Veriut, kryetarit të Komunës, Millan Radojeviq dhe Nemanja Bishevac, ish-kryetarit të Kuvendit Komunal. Radojeviq dhe Bishevac u arrestuan më , pasi e ngjyrosën me ngjyrë këtë mbishkrim.
Pasi policët kishin dalë në vend të ngjarjes, ishin njoftuar inspektorët komunalë, që vendimi në fjalë duhet të shtyhej derisa të pranohet vendimi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). Me këtë rast, sipas Policisë, kishte arritur edhe Radojeviq me rreth 20 persona, ku në mesin e tyre ka qenë edhe ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut.
Ata nuk i ishin bindur urdhrave të Policisë që të mos e dëmtonin objektin publik. Mbishkrimi ‘I love Mitrovica’ ishte vendosur gjatë mandatit të ish-kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, pasi Drejtoria e Inspeksionit kishte mbishkrimin ‘Kosovska Mitrovica’, të shkruar me shkronja cirilike. Në vend të tij ishte vendosur tabela e re me stemën e Komunë.
