Ricky Gervais refuzon të marrë pjesë në dokumentarin e BBC-së për

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Komediani dhe aktori Ricky Gervais ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në dokumentarin e BBC-së që shënon 25-vjetorin e serialit të famshëm “The Office”. Sipas gazetës The Sun , mungesa e tij është goditje për dokumentarin, ndërsa sipas burimeve pranë produksionit, kjo tregon se marrëdhënia e Gervais me BBC-në është ftohur prej vitesh.

Megjithatë, një përfaqësues i aktorit sqaroi se ai “nuk ishte i disponueshëm” për xhirime. Ndërkohë, Gervais është duke realizuar dokumentarin e tij, i cili do të publikohet në YouTube. Gervais ishte bashkëkrijues, bashkëskenarist dhe protagonist i versionit britanik të “The Office”, serial që u transmetua nga viti 2001 deri më 2003 dhe u bë sukses i madh.

Në vitet e fundit, komediani ka bashkëpunuar kryesisht me platformën Netflix. Në një intervistë për Times Radio, Gervais ka thënë se dyshon se “The Office” do të realizohej në ditët e sotme. “Sot do ta kishte shumë më të vështirë, sepse njerëzit i marrin gjërat fjalë për fjalë. Ka grupe që zemërohen lehtësisht dhe i nxjerrin gjërat jashtë kontekstit”, u shpreh ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka shtuar se seriali trajtonte tema si dallimet mes njerëzve, marrëdhëniet seksuale dhe raca, ndërsa sot shumë njerëz kanë frikë t’i diskutojnë ato nga frika se mos kritikohen ose anulohen publikisht. “BBC është bërë gjithnjë e më e kujdesshme. Njerëzit duan ta ruajnë vendin e punës dhe shqetësohen për tema apo shaka të caktuara, edhe kur është e qartë se janë ironike.

Mendoj se sot disa njerëz e kanë humbur ndjenjën e ironisë dhe të kontekstit”, ka thënë Gervais.

Burimi: Koha