Sheremet Isufi: Gazeta “Bota sot” ka qenë një zë i rëndësishëm i informimit dhe fjalës së lirë

0%

Legjenda e futbollit të Kosovës, Sheremet Isufi, tha se gazeta “Bota sot” ka qenë një zë i rëndësishëm i futbollit dhe sportit në përgjithësi. Ish sulmuesi i Prishtinës, ende e mban bindshëm rekordin si golashënuesi më i mirë i klubit më të madh në vendin tonë që nga pas lufta, ka uruar 31 vjetorin e gazetës “Bota sot”. “Urime Gazeta ‘Bota sot’ në 31 vjetorin e themelimit.

Për 31 vite me radhë ka qenë një zë i rëndësishëm i informimit dhe fjalës së lirë kudo që jetojnë shqiptarët, posaçërisht që vij nga kjo pjesë e sportit, ju urojë suksese të mëtutjeshme në profesionalizmin dhe jetë të gjatë të lexuesve posaçërisht sportit”, ka uruar Isufi.

Burimi: Bota Sot