Forcat amerikane kanë publikuar një video që, sipas tyre, tregon përdorimin e parë në operacione luftarake të dronëve detarë kamikazë gjatë sulmeve ndaj një nëndetëseje iraniane dhe objekteve të mirëmbajtjes së anijeve. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se tre mjete sipërfaqësore pa pilot të tipit Corsair goditën gjatë natës portin e Bazës Detare Bandar Abbas në Iran.
“Tre anije sipërfaqësore pa pilot të tipit Corsair goditën portin e Bazës Detare Bandar Abbas, duke shënuar herën e parë që forcat amerikane kanë përdorur dronë detarë në operacione luftarake” , deklaroi CENTCOM. Yesterday, using multiple one-way attack surface drones, CENTCOM forces successfully struck a submarine and ship maintenance facility in Iran.
Three Corsair unmanned surface vessels hit the port at Bandar Abbas Naval Base, marking the first time American forces have employed sea… pic.twitter.com/bOM2kmgRxz — U.S. Central Command (@CENTCOM) July 13, 2026 Sipas ushtrisë amerikane, sulmet kishin për qëllim dobësimin e kapaciteteve të Iranit për të ndërmarrë sulme ndaj anijeve tregtare.
“Sulmet e natës së kaluar dobësuan aftësinë e Iranit për të vazhduar sulmet ndaj anijeve tregtare”, thuhet në deklaratën e CENTCOM. Përdorimi i mjeteve detare pa pilot shënon një zhvillim të ri në operacionet amerikane, duke zgjeruar përdorimin e teknologjisë autonome në fushën e betejës detare.
Sulmet vijnë në një periudhë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, veçanërisht lidhur me sigurinë e transportit detar në rajonin e Gjirit Persik dhe Ngushticës së Hormuzit.
