Shpërndaje në: Marshimi i Francës drejt gjysmëfinales së Botërorit është udhëhequr nga golat e Kylian Mbappes dhe Ousmane Dembeles. Por lojtarët besojnë që një pjesë po aq e rëndësishme e suksesit është krijuar larg kamerave, në dhomat e hoteleve dhe bisedat private pa stafin e trajnerëve. Franca përballet me Spanjën të martën prej orës në gjysmëfinale.
Mesfushori Adrien Rabiot dhe mbrojtësi Jules Kounde thonë se uniteti shtrihet përtej takimeve taktike dhe seancave stërvitore. Lojtarët e Francës i analizojnë ndeshjet së bashku, në grupe të vogla, duke sfiduar njëri-tjetrin dhe duke marrë përgjegjësi për gjetjen e zgjidhjeve përtej atyre të ofruar nga Didier Deschamps dhe stafi i tij.
“Ne komunikojmë shumë dhe flasim rregullisht mes vete”, ka thënë Rabiot të hënën. “Në hotel, gjatë kohës sonë të lirë, përpiqemi të analizojmë ndeshjet së bashku në grupe të vogla. Kjo është e rëndësishme, pos asaj që ofrojnë trajneri dhe stafi i tij. Ne flasim të njëjtën gjuhë, kemi të njëjtin objektiv dhe të gjithë po e drejtojmë energjinë rreth qëllimit.
Ajo që ofron stafi është thelbësore, por edhe dialogu mes lojtarëve, pa përfshirjen e stafit, është i rëndësishëm”, ka shtuar Rabiot. Edhe Botërori 2026 16 min. më parë Spanja mbështetet në mesfushën cilësore Kounde tha se puna pa top ka qenë e rëndësishme sa cilësia individuale e lojtarëve. “Ne kemi bërë punë të mirë në mbrojtje, por kjo shkon shumë përtej mbrojtësve.
Është angazhim kolektiv, duke filluar me mënyrën se si bëjmë presion që nga pasimi i parë i kundërshtarit. Kur puna bëhet ashtu si duhet në sulm dhe në mesfushë, në mbrojtje është shumë më lehtë”, ka thënë Kounde. Te Franca kanë thënë se kanë harmoni të shkëlqyer dhe kjo energji vërehet në fushën e lojës. Lidhja e ekipit te Franca është e fortë për disa vjet tashmë.
