Numri i rasteve kriminale dhe incidenteve në rajonin e Prishtinës ka shënuar rënie gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Sipas raportit të prezantuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, numri i përgjithshëm i rasteve ka rënë për 1.6 për qind, ndërsa incidentet kanë shënuar ulje prej 7.4 për qind.
Policia ka bërë të ditur se rënie është regjistruar në disa kategori të rëndësishme të veprave penale. Rastet e vjedhjeve kanë rënë për 6.7 për qind, grabitjet për 39.1 për qind, dhuna në familje për 10.1 për qind, ndërsa lëndimet trupore kanë shënuar ulje prej 8.5 për qind. Përmirësim është vërejtur edhe në sigurinë e trafikut rrugor.
Numri i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar rënie prej 5.6 për qind, ndërsa aksidentet me pasoja fatale kanë rënë për 28.6 për qind. Nga Policia e Kosovës kanë theksuar se rezultatet janë tregues i punës së vazhdueshme në parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë për qytetarët në kryeqytet dhe zonat përreth. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
