SHBA nuk ngopet me Botërorin, synon ta organizojë sërish në 2038

0%

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jenë organizatori i edicionit të Kupës së Botës 2038, pavarësisht se do të ketë organizuar tashmë dy edicione të Kupës së Botës brenda vetëm 32 viteve.

Edhe pse futbolli – ose “soccer”, siç njihet në SHBA – konsiderohet sporti i tretë më i ndjekur në vend, pas futbollit amerikan dhe basketbollit, autoritetet amerikane po shqyrtojnë mundësinë për të kandiduar sërish për organizimin e turneut më të madh të futbollit.

SHBA organizoi për herë të parë Kupën e Botës në vitin 1994, ndërsa është bashkëorganizatore e edicionit aktual të vitit 2026 së bashku me Meksikën dhe Kanadanë. Nga 104 ndeshjet e Botërorit 2026, plot 78 do të zhvillohen në territorin amerikan, përfshirë edhe finalen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

The United States could consider making a bid to host the men’s 2038 World Cup, says the executive director of the White House’s World Cup task force 🏆 The 2038 World Cup is the next one for which a bidding process will take place. pic.twitter.com/o9srgyZ55Q — Match of the Day (@BBCMOTD) June 26, 2026 Ndërkohë, organizatorët e dy edicioneve të ardhshme tashmë janë konfirmuar.

Spanja, Maroku dhe Portugalia do të organizojnë Botërorin e vitit 2030, ndërsa tre ndeshjet hapëse do të luhen në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai për të shënuar 100-vjetorin e turneut. Botërori i vitit 2034 do të zhvillohet në Arabinë Saudite, duke u bërë vetëm edicioni i dytë që organizohet në një vend arab, pas Katarit në vitin 2022.

Sipas drejtorit ekzekutiv të grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë për Kupën e Botës, Andrew Giuliani, SHBA po shqyrton seriozisht paraqitjen e kandidaturës për Botërorin e vitit 2038. FIFA nuk fal!

Vjen dënimi i ashpër për futbollistin që i theu këmbën yllit të Kanadasë Nëse kandidatura do të jetë e suksesshme, SHBA do të bëhet vendi organizator i Kupës së Botës për herë të tretë brenda vetëm 44 viteve. Ndërkohë, disa prej vendeve tradicionale të futbollit vazhdojnë të presin një mundësi të tillë.

Anglia nuk e ka organizuar Kupën e Botës që nga viti 1966, ndërsa Holanda, pavarësisht historisë së pasur futbollistike dhe tri finaleve të luajtura, nuk e ka organizuar asnjëherë turneun.

Giuliani shtoi se kishte diskutuar për këtë çështje edhe me presidentin amerikan Donald Trump, përpara se të deklaronte publikisht se SHBA është e hapur për të kandiduar për organizimin e Kupës së Botës 2038./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi