Miratohen ndryshimet në ligjin për SHISH dhe dy projektrezoluta

0%

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, zhvilloi sot mbledhjen ku shqyrtoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për Shërbimin Informativ Kombëtar’, të ndryshuar”.

Nisma ligjore u prezantua nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, e cila theksoi se ndryshimet synojnë përditësimin e kuadrit ligjor që rregullon veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Shtetit, në përputhje me zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë, teknologjisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Relatori i çështjes, Ardit Bido, u shpreh se projektligji synon përmirësimin e kuadrit ligjor të funksionimit të shërbimit informativ, duke e përshtatur atë me strategjinë e sigurisë kombëtare dhe sfidat bashkëkohore që lidhen me kërcënimet hibride, kibernetike dhe ekonomike ndaj infrastrukturës kritike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas diskutimeve dhe pyetjeve të anëtarëve të komisionit, projektligji u miratua në parim, nen për nen dhe në tërësi. Në vijim, Komisioni shqyrtoi dhe miratoi edhe projektrezolutën për Autoritetin e Mediave Audiovizive, si dhe projektrezolutën për Avokatin e Popullit.

Burimi: Bota Sot