Infantino zbulon planin e FIFA-s

0%

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë të ditur se qeveria botërore e futbollit do të shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të Kupës së Botës në 64 kombëtare për edicionin e vitit 2030. Botërori i vitit 2026 është zhvilluar për herë të parë me 48 skuadra, ndërsa Infantino tha se pas përfundimit të këtij turneu do të nisin diskutimet për një zgjerim të mëtejshëm.

Ky është padyshim një çështje që do të shqyrtohet dhe diskutohet në komisionet përkatëse pas kësaj Kupe Bote”, deklaroi Infantino për mediumin zviceran Bluewin. Ai theksoi se çdo kombëtare duhet të ketë mundësinë të ëndërrojë pjesëmarrjen në Kupën e Botës, duke shtuar se përfshirja e më shumë vendeve do të rriste motivimin dhe zhvillimin e futbollit në mbarë botën.

Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në gjashtë shtete dhe tri kontinente, Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të presin nga një ndeshje, ndërsa pjesa tjetër e turneut do të organizohet në Marok, Portugali dhe Spanjë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ideja për zgjerimin e Botërorit në 64 kombëtare u hodh fillimisht në vitin 2025 nga një delegacion i vendeve të Amerikës së Jugut dhe tashmë pritet të shqyrtohet zyrtarisht nga FIFA.

Burimi: Bota Sot