Shpërndaje në: Selektori i Francës, Didier Deschamps, e ka vlerësuar cilësinë që ka Përfaqësuesja e Marokut. Deschamps ka deklaruar se nuk është rastësi që Maroku është kualifikuar për në çerekfinale të Botërorit që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Maroku të shtunën e eliminoi Kanadanë duke e mposhtur me rezultat bindës 3:0.
“Nga ajo që pashë në ndeshjen kundër Kanadasë, kjo e konfirmon se Maroku është një skuadër shumë e fortë. Maroku nuk arriti rastësisht deri në çerekfinale të Kupës së Botës. Marokenët kanë treguar se e meritojnë plotësisht të jenë aty dhe, padyshim, kanë cilësinë e nevojshme për të shkuar edhe më tej”, ka thënë Deschamps, shkruajnë të dielën mediumet franceze.
Franca pikërisht me Marokun do të përballet në çerekfinale, të enjten nga ora . Franca në 1/8 e finales e mposhti Paraguain me rezultatin 1:0.
