Pas gati pesë vitesh mbledhje provash, në Gjykatën Themelore të Pejës, pas pak nis seanca ku do të shpallet aktgjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit. Për këtë rast, në bankën e të akuzuarve ndodhen Halil Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj, të cilët akuzohen në lidhje me vrasjen e trefishtë.
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, sot shpallet aktgjykimi Më , në fshatin Gllogjan të Deçanit, një person i armatosur qëlloi me armë zjarri drejt një autobusi që po bartte nxënës. Nga ky sulm humbën jetën tre persona: shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, si dhe dy nxënësit, Ledion Kadrijaj (17 vjeç) dhe Dionis Lleshi (16 vjeç). Gjatë sulmit, u plagosën edhe disa nxënës të tjerë. /KP
