​Seanca gjyqësore në rastin Kukaj, kërkohet dëmshpërblim nga Komuna e Prishtinës mbi 320.000 euro

0%

Ka përfunduar seanca gjyqësore në rastin e padisë për diskriminim të ngritur nga qytetari me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj Komunës së Prishtinës. Në këtë seancë u kërkua nga avokati i palës, Sylejman Klinaku që padia e paditësit, Faruk Kukaj të aprovohet dhe t’i kompensohen palës së dëmtuar dy dëme në vlerë prej 321 mijë e 215 euro.

Klinaku: Komuna te bëjë kompensimin në vlerë prej 321 mijë e 215 euro “Komuna të bëjë shpërblimin e dëmit, vizë kompensimin për dëmin material për karrocë, shumën 150 euro, për një asistent nga viti 2015 deri në datën , shumën sipas pagës minimale të atëhershme në vlerë 250 euro neto, dhe në total shumën prej 21,000 euro, si dhe dëmin jomaterial për dhimbje shpirtërore dhe frikën e përjetuar të paditësit, për periudhën nga viti, nga fillimi i vitit 2015 deri në datën , në shumën e përgjithshme prej 300,000 euro.

E që në shumën e përgjithshme për dy dëmet, material dhe jomaterial, për periudhën nga fillimi i vitit 2015 deri në datën , shumën e përgjithshme 321,150 euro për shkak të diskriminimit të rëndë të shkaktuar nga shkelja e të drejtave të mbrojtura me ligjin e diskriminimit”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa, avokatja që përfaqësonte Komunën e Prishtinës, Kaltrina Velegu ka kërkuar që kërkesëpadia e Faruk Kukajt të refuzohet si e pabazuar sepse sipas saj, paditësi nuk ka arritur të dëshmojë ekzistimin e diskriminimit dhe trajtimit të pabarabartë.

Velegu: Kërkojmë që kërkesëpadia të refuzohet si e pabazuar “Mbetemi pranë të gjitha deklarimeve të dhëna më herët, përfshirë përgjigjen në padi dhe fjalën përfundimtare të datës . Konsiderojmë se paditësi nuk ka arritur të dëshmojë ekzistimin e diskriminimit, trajtimit të paparabartë apo ndonjë shkelje tjetër të drejtës së tij nga ana e të paditurës.

Prandaj, mbetemi në tërësi pranë qëndrimeve tona dhe kërkojmë që kërkesëpadia të refuzohet si e pabazuar”, tha Velegu. Velegu përsëri theksoi se prapë mbeten pranë pretendimeve të tyre, duke shtuar se pala e dëmtuar nuk ka arritur të provojë asnjë veprim diskriminues nga Komuna e Prishtinës.

Velegu: Nga ana e paditësit nuk është provuar asnjë veprim diskriminues nga Komuna e Prishtinës “Pas administrimit të provave dhe shqyrtimit të çështjes, mbetemi pranë të gjitha pretendimeve tona të paraqitura gjatë procedurës. Vlerësojmë që nga ana e paditësit nuk është provuar asnjë veprim diskriminues nga Komuna e Prishtinës.

Për këtë arsye, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat e çështjes, i propozojmë gjykatës që kërkesëpadinë e paditësit ta refuzojë si të pabazuar”, tha ajo. Në fund, gjyqtari i seancës Blerand Rrmoku tha se aktgjykimi do të përpilohet brenda afateve të përcaktuara me dispozitat e Ligjit të Procedurës Kontestimore, dhe i njëjti do t’u komunikohet palëve me kohë.

Rrmoku: Aktgjykimi do të përpilohet brenda afateve të përcaktuara “U dëgjuan fjalët përfundimtare… seanca e shqyrtimit kryesor në këtë çështje ka mbaruar. Aktgjykimi do të përpilohet brenda afateve të përcaktuara me dispozitat e Ligjit të Procedurës Kontestimore, dhe do t’u komunikohet palëve me kohë”, tha Rrmoku.

Burimi: Bota Sot