Agjencia për Media dhe Informim njofton se kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Turqisë. merr pjesë në Samitin e NATO-s në Ankara I shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama si dhe delegacioni shqiptar, Rama do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, që zhvillohet në Ankara, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, bashkëshorteve dhe qeverive të vendeve aleate.
Gjatë zhvillimit të Samitit, kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe do të marrë pjesë në sesionin e punimeve me liderët shteteve aleate. Të nesërmen në Ankara, kryeministri Rama do të zhvillojë gjithashtu një takim dypalësh me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
“Pjesëmarrja në këtë Samit rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë si një aleate aktive dhe e besueshme në NATO, si edhe kontributin e saj në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Media dhe Informim.
