Salihaj: Vlimi në LDK ka nisur më herët, e defaktorizon në procesin e

0%

Shpërndaje në: Adem Salihaj, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se nuk është momenti i përshtatshëm që kjo parti po përballet me përçarje të brendshme.

Në LDK ka nisur një proces i mbledhjes së nënshkrimeve për të ftuar Kuvendin për të iniciuar shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku pas dështimit në zgjedhjen e 7 qershorit, kur LDK-ja sërish doli e treta. Disa degë publikisht i kanë kërkuar Abdixhikut dorëheqjen, ndërsa ai ka refuzuar. E sipas Salihajt, vlimi në parti ka nisur më herët e tash vetëm ka përshkallëzuar.

Në “Konfront” të KTV-së, të martën Salihaj ka thënë se kjo e defaktorizon LDK-në në negociatat e mundshme për formim institucionesh. “Padyshim që momenti nuk është aspak i përshtatshëm. Nuk do të duhej të ndodhnin tash këto, sepse jemi në fazën e formimit të institucioneve dhe LDK-ja do të duhej të ishte faktor i rëndësishëm edhe në këtë proces.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por këto vlime kanë filluar më herët dhe tash kanë eskaluar në një fazë tjetër, dhe për fat të keq janë shumë të rrezikshme për LDK-në.

Ato e defaktorizojnë edhe në procesin e formimit të institucioneve sepse VV-ja siç dihet tradicionalisht e ka konsideruar LDK-në si partner të mundshëm dhe në këtë situatë e ka të vështirë me këto ndarje të ketë unitet e të marrë vendim për koalicion eventual me VV-në. Momenti shumë i papërshtatshëm, por këto probleme nuk pyesin për momente”, ka thënë ai.

Salihaj ka thënë se në LDK ka pasur gjithmonë ndikime, duke përmendur edhe kur ishte gjallë ish-presidenti Ibrahim Rugova, kur më 2004 u arrit koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Sipas tij, atëherë ka pasur ndikime brenda LDK-së për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, por që ishte Rugova që kishte vendosur për koalicion me AAK-në.

Burimi: Koha