Një numër i madh i bashkatdhetarëve kanë organizuar një tubim në qytetin bregdetar të Zarës në Kroaci, për të shprehur solidarizimin me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ashtu si në tubimet e mëparshme, edhe këtë herë kërkesa kryesore e pjesëmarrësve ishte sigurimi i një procesi të paanshëm gjyqësor në Gjykatën Speciale.
Tubimit i është bashkuar edhe kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili tha se ky mobilizim synon të ngrejë zërin kundër, siç e cilëson ai, trajtimit të padrejtë ndaj ish-luftëtarëve të lirisë. “E kemi këtë protestë në Zarë, për padrejtësitë, liri për çlirimtarët, rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Lavdi dëshmorëve të kombit”, deklaroi Gucati.
Gjatë tubimit, qytetarët valëvitën flamujt kombëtarë dhe shprehën përkrahje për ish-udhëheqësit e luftës, ndërsa në shesh u dëgjuan brohoritjet “UÇK, UÇK”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
