Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit

0%

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Bash ka bërë të ditur se rruga Junik- Gjeravicë është duke përfunduar me një investim me vlerë 4.8 milion dhe realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Junikut.

Sipas njoftimit, kjo rrugë synon qasje me të shpejtë dhe më të sigurt drejt Gjeravicës me gjatësi 18 kilometrash, duke nxitur zhvillim të turzimit, ekonomisë lokale dhe krijimin e mundësive të reja për banorët e kësaj zone. “Me Qeverinë Kurti, si asnjëherë më parë po i japim prioritet investimeve në infrastrukturën e zonave malore.

Këto janë investime që lidhin qytetarët, nxisin zhvillimin e turizmit dhe e bëjnë Kosovën më të qasshme në çdo cep të saj”, ka shkruar Basha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi