Tre persona kanë pësuar lëndime trupore gjatë një rrahjeje që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më , në fshatin Mazgit të Obiliqit. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës , pasi tre viktimat, dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje janë sulmuar fizikisht nga tre persona të tjerë. Përveç sulmit fizik, raportohet se të dyshuarit ua kanë dëmtuar edhe veturën viktimave.
Tre të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit ndodhen në kërkim nga Policia. Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe është duke u hetuar.
