Ronaldo takohet me Rodrygon, e pyet për lëndimin

0%

Cristiano Ronaldo takohet pas ndeshjes ndaj Kolumbisë me Rodrygon, lojtarin e Real Madridit. Ylli portugez e pyet brazilianin menjëherë për lëndimin dhe për fazën e rikuperimit. Kujtojmë që Rodrygo u lëndua pak javë para Kupës së Botës dhe humbi mundësinë për të qenë me Kombëtaren e Brazilit në këtë turne.

Megjithatë ai po e shfrytëzon këtë kohë për rikuperim, pushim dhe duke i shikuar pothuajse të gjitha ndeshjet e kampionatit në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Burimi: Bota Sot