Babai i Erling Haaland i ndez spekulimet: Kush nuk do të donte të

0%

Babai i Erling Haaland ka lënë të hapur mundësinë që sulmuesi norvegjez një ditë të veshë fanellën e Real Madridit, duke pranuar se është e vështirë për çdo futbollist ta refuzojë klubin madrilen. Alf-Inge Haaland foli për të ardhmen e djalit të tij para ndeshjes mes Norvegjisë dhe Brazilit në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës 2026. “Kalim te Real Madridi?

Ai është shumë i lumtur te Manchester City dhe ka një kontratë afatgjatë”. “Po presim fillimin e sezonit të ri… por kush nuk do të donte të luante për Real Madridin? Në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë”, deklaroi Alf-Inge Haaland. Aktualisht, Erling Haaland ka kontratë me Manchester Cityn edhe për tetë vite të tjera.

Megjithatë, sipas raportimeve, në kontratën e tij ekziston një klauzolë lirimi që mund të aktivizohet nga viti 2029. Vlera e kësaj klauzole nuk është bërë publike, por besohet se do të ishte një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit, nëse Real Madridi ose ndonjë klub tjetër vendos ta aktivizojë atë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi