Rifillon kërkimi për 25-vjeçarin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

0%

Operacioni i kërkimit për 25-vjeçarin, i cili dyshohet se ka rënë nga një mjet lundrues në Liqenin e Batllavës, teksa ndodhej me familjen, ka rinisur edhe sot.

FSK i bashkohet operacionit të kërkim-shpëtimit për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës Zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Vëllazërim Qerimi, tha se operacioni ishte ndërprerë mbrëmë pas orës për shkak të errësirës, ndërsa sot ka vazhduar nga ora . “Operacioni është përmbyllur dje pas orës për shkak të kushteve dhe kanë për të rifilluar sot rreth orës – .

Kërkimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e operacionit”, tha Qerimi. Ndërkaq, nga Policia e Kosovës thanë dje për Telegrafin se menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Rreth orës , Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë. Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit”, tha Enis Pllana nga Policia e Kosovës.

Burimi: Telegrafi