Pas dështimit të inteligjencës artificiale, Fordi rikthen njerëzit në

0%

Shpërndaje në: Kompania amerikane Ford ka rikthyer në punë qindra inxhinierë me përvojë, pasi sistemet e inteligjencës artificiale (AI) nuk arritën të përmbushnin standardet e kërkuara në kontrollin e cilësisë. Në përpjekje për të ulur kostot dhe për të rritur produktivitetin, Fordi kishte integruar AI-n në disa procese të prodhimit, përfshirë edhe kontrollin e cilësisë.

Megjithatë, sipas Bloomberg, drejtuesit e kompanisë thanë se gjatë viteve të fundit janë riangazhuar mbi 300 inspektorë veteranë të cilësisë për të kompensuar mangësitë e sistemeve të automatizuara.

“Nxjerrja e përfitimeve nga inteligjenca artificiale është e mundur, por ajo është po aq e mirë sa edhe të dhënat me të cilat trajnohet”, ka thënë zëvendëspresidenti për inxhinierinë e pajisjeve të automjeteve, Charles Poon. Ai pranoi se kompania nuk i kishte kushtuar vëmendjen e duhur përvojës së inxhinierëve, të cilët kishin kaluar nëpër shumë cikle zhvillimi të produkteve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fordi është një nga prodhuesit e shumtë të automjeteve që ka investuar në inteligjencën artificiale, mes pritjeve se teknologjia mund të rrisë efikasitetin dhe fitimet.

Burimi: Koha