Një trevjeçar shpëtohet e dërgohet në spital gjashtë ditë pas

0%

Një djalë trevjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat gjashtë ditë pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë, sipas një ekipi jordanez të shpëtimit, ka raportuar të mërkurën () BBC . Fëmija, i quajtur Klieber Moran, u nxor nga rrënojat në shtetin La Guaira, ka njoftuar presidentja e përkohshme, Delcy Rodriguez.

Rodriguez e ka përshkruar shpëtimin e fëmijës si “burim shprese për popullin tonë”. Ky lajm i mirë vjen derisa OKB-ja paralajmëroi se dhjetëra mijëra njerëz kanë nevojë urgjente për ushqim dhe strehim. Numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar – prej 7.2 e 7.5 ballësh – është rritur në 1.943 me më shumë se 10 mijë persona të plagosur dhe dhjetëra mijëra të tjerë të pagjetur.

Lëkundjet masive ndoshta dëmtuan ose shkatërruan mbi 58 mijë ndërtesa, sipas një vlerësimi fillestar të të dhënave satelitore nga NASA. Mbrojtja civile jordaneze ka njoftuar se Klieberit i ishte dhënë ndihma e shpejtë, ishte dërguar në spital dhe shenjat e tij jetësore ishin të mira. Ai po trajtohej në kryeqytetin Karakas, ka treguar presidenti i Asamblesë së Venezuelës, Jorge Rodriguez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo