Rice alarmon Anglinë para sfidës me Meksikën

0%

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka zbuluar bisedën që pati me Declan Rice, pasi mesfushori u zëvendësua në minutat e fundit të fitores së Anglisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës.

Rice, i cili po menaxhon dhimbje nervore në pjesën e pasme të kofshës që nga periudha e Krishtlindjeve, ishte lënë jashtë ndeshjes së fundit të fazës së grupeve kundër Panamasë për shkak të shqetësimeve fizike. Pak ditë më vonë, para ndeshjes së raundit të 32 më të mirave ndaj RD Kongos, 27-vjeçari u pyet për gjendjen e tij fizike. “Jam mirë. Sinqerisht, jam mirë”, tha Rice.

“E di që ka pasur një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës, që ka qenë problem, por nuk është diçka serioze, sepse jam ende këtu duke stërvitur dhe duke luajtur. Jam në rregull. “Në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Ganës mora një goditje në pulpë. Lojtari më goditi dhe këmba m’u fry për rreth tri ditë, kështu që ishte thjesht fat i keq. Nuk ishte në fakt problem me pulpën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po e menaxhoj veten shumë mirë. Ndihem mirë, në formë dhe i fortë.” Rice luajti në përballjen e së mërkurës në Atlanta, por në momentet e fundit u zëvendësua nga John Stones. Tani është zbuluar se mesfushori ishte me “dhimbje të tmerrshme” në fund të ndeshjes. Këtë e konfirmoi Thomas Tuchel, i cili megjithatë beson se Rice do të jetë në gjendje të vazhdojë turneun pavarësisht shqetësimit.

Sipas “The Mirror”, Tuchel tha: “E pyeta Rice. Ai më tha: ‘Mund ta bëj për ekipin, por kam dhimbje të tmerrshme’. Dhe kur Declan të thotë se ka dhimbje të tmerrshme, atëherë e di që ai nuk mund të vazhdojë më.” Trajneri gjerman shtoi: “Ai ishte mirënjohës që e zëvendësuam, por pas ndeshjes tha se nuk është problem serioz. Nuk ka lëndim, mendoj se do të rikuperohet.

Ishte thjesht me dhimbje dhe shpresoj të jetë në rregull. Është më shumë dhimbje nervore.” Anglinë tani e pret Meksika në raundin tjetër, në një përballje që pritet të jetë shumë e vështirë për “Tre Luanët”, pasi do të luhet në stadiumin e famshëm “Azteca”.

Ky stadium ndodhet mbi 7,000 këmbë mbi nivelin e detit, që është rreth një herë e gjysmë më shumë se maja e Ben Nevis, pika më e lartë në Mbretërinë e Bashkuar. Meksika është mësuar mirë me ajrin më të hollë në lartësi, pasi i ka luajtur të katër ndeshjet e saj në Meksikë në kushte të tilla. Anglia, nga ana tjetër, mund ta ketë shumë më të vështirë të përshtatet.

“Lartësia do të jetë një disavantazh i madh, sepse fizikisht nuk mund të përshtatemi me të”, tha Tuchel. “ Kjo kërkon shumë kohë. Ne kemi vetëm tri ditë mes këtyre ndeshjeve. Fizikisht është e pamundur të përshtatesh me lartësinë.” “Kjo është një përparësi shumë e madhe që do ta ketë Meksika. Në katër ditë është thjesht e pamundur.

Mund të shfaqen edhe pengesa të tjera, por ne jemi gati për to. Kjo është diçka me të cilën duhet të përballemi. Dhe mendoj se kemi treguar qëndrimin se jemi gati për këtë sfidë”, përfundoi trajneri i Anglisë.

Burimi: Bota Sot