Pesë ankesa në Supreme – shtyhet edhe për pesë ditë certifikimi i

0%

Dy kandidatët për deptuetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, kanë dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme duke kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve për deputetë të kësaj partie.

Përveç tyre, ankesë në Supreme ka dërguar edhe Lista Serbe dhe dy ankesa të tjera janë dorëzuar nga Nova Demokratska Stranka(NDS), parti kjo e udhëhequr nga Emilija Rexhepi. Kështu kanë konfirmuar për Kallxo.com nga Gjykata Supreme, me shpjegimin se ankesat janë bërë kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Më , Haxhiut dhe Kryeziut, u ishin refuzuar ankesat nga PZAP-ja. Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu , të dy kandidatë për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ishin ankuar në PZAP dhe kishin kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve për deputetë të kësaj partie. Të dy pretenduan për pasaktësi në votat e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Paneli vlerëson se procedura e ankesave pas shpalljes së rezultatit përfundimtar ka për qëllim shqyrtimin e pretendimeve të mbështetura në prova konkrete që mund të vënë në dyshim ligjshmërinë ose saktësinë e rezultatit të shpallur, e jo rivlerësimin e çështjeve që tashmë kanë qenë objekt shqyrtimi gjatë fazave paraprake të administrimit dhe verifikimit të procesit zgjedhor.”- thuhet mes tjerash në dy vendimet e PZAP-it për ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut.

Në ato vendime po ashtu thuhet se ankesat janë të bazuara në të dhënat që veçse janë trajtuar paraprakisht nga PZAP-i. Në ankesën e saj, Lista Serbe pretendoi se partia e Nenad Rashiqit(ZSPO) arriti një numër votash në komuna, ku sipas regjistrimit të popullsisë së Kosovës të vitit 2024, komuniteti serb praktikisht nuk ekziston.

KQZ në përgjigje ndaj ankesës së Listës Serbe ka deklaruar se pretendimet e saj nuk përbëjnë bazë ligjore për kontestimin e vlefshmërisë së votave apo rezultatit zgjedhor.

Kështu, PZAP e ka vlerësuar të pabazuar ankesën e Listës Serbe me arsyetimin se pretendimet e saj janë të pabazuara, për faktin se e drejta e votës ka dy parime kryesore – barazinë dhe fshehtësinë e saj, dhe lista e votuesve nuk përmban të dhëna për përkatësinë etnike të votuesve për shkak se do të mund të cenoheshin këto parime.

Ngjashëm, NDS është ankuar për partinë e Rashiqit dhe Koalicionin Vakat , duke pretenduar se këto dy parti kanë marrë vota në vendvotime ku nuk ka prani të madhe të komunitetit boshnjak dhe atij serb respektivisht.

“E drejta e votës ka dy parime kryesore barazinë dhe fshehtësinë e saj dhe lista e votuesve nuk përmban të dhëna për përkatësinë etnike të votuesve për shkak se do të mund të cenohen këto parime.”- thuhet në të dy vendimet e PZAP-së për refuzimin si të pabazuar të ankesave të NDS-së. Tash Gjykata Supreme ka afat ligjor prej pesë ditësh për trajtimin e ankesave të tyre.

Rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar më rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor. Sipas rezultateve zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.13 % të votave, duke siguruar 53 mandate në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44 % të votave dhe do të përfaqësohet me 22 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 16.69 % të votave, që përkthehen në 18 ulëse.

Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.74 % të votave dhe shtatë mandate, ndërsa Lista Serbe ka fituar 5.40 % të votave, duke siguruar nëntë ulëse në Kuvend.

KQZ ka bërë të ditur se, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa brenda afatit ligjor prej 48 orësh. Rezultatet e detajuara mund t’i lexoni KËTU .

Burimi: Kallxo