ACDC kërkon që të hetohen veprimet e Policisë dhe procedurat

0%

Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC), dhe organizata të tjera të shoqërisë civile, ka shprehur shqetësim lidhur me veprimet e Policisë së Kosovës dhe procedurat gjyqësore të zhvilluara pas manifestimit të Vidovdanit në Gazimestan, i cili u mbajt më .

Në një komunikatë për media , organizatat pretendojnë se gjatë sigurimit të manifestimit fetar, Policia e Kosovës ka kryer kontrolle sistematike ndaj pjesëmarrësve, ka kontrolluar sendet personale, ka konfiskuar disa prej tyre dhe, sipas tyre, ka penguar në mënyrë selektive futjen e simboleve kombëtare dhe fetare serbe.

Sipas komunikatës, një praktikë e tillë ngre dyshime për kufizim joproporcional dhe diskriminues të së drejtës së pjesëtarëve të komunitetit serb për të shprehur identitetin e tyre kombëtar, kulturor dhe fetar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Organizatat shtojnë se kjo praktikë, sipas tyre, është përsëritur ndër vite, pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar për respektimin e të drejtave kushtetuese të komuniteteve.

“Është veçanërisht shqetësuese që kjo praktikë përsëritet prej vitesh, pavarësisht thirrjeve të ambasadave të vendeve të Quint-it dhe misioneve ndërkombëtare për respektimin e të drejtave kushtetuese të të gjitha komuniteteve për përdorimin e simboleve”- thuhet në komunikatën e lëshuar, më .

ACDC ka shprehur shqetësim edhe për pretendimet e disa personave të ndaluar, të cilët, sipas komunikatës, kanë raportuar keqtrajtim fizik dhe psikologjik nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Organizatat kanë kërkuar që këto pretendime të hetohen nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se të gjithë personave të ndaluar më 28 qershor u janë konfiskuar dokumentet personale dhe se ato nuk u janë kthyer deri në nxjerrjen e aktgjykimit, ndonëse, sipas tyre, gjykata kishte urdhëruar kthimin e tyre.

Për shtetasit e huaj, organizatat pretendojnë se u është kërkuar pagesa e menjëhershme e gjobave për t’u mundësuar kthimi i dokumenteve dhe largimi nga Kosova, edhe pse vendimi nuk kishte marrë formë të prerë. Organizatat kanë ngritur shqetësime edhe për mënyrën se si është zhvilluar procedura gjyqësore.

Sipas tyre, pasi të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm, nuk është zhvilluar procedurë provuese dhe nuk janë dëgjuar të akuzuarit, zyrtarët policorë apo dëshmitarët, ndërsa në seancën pasuese gjykata ka shqiptuar gjoba prej 700 eurosh.

Po ashtu, organizatat konsiderojnë se kualifikimi i sjelljeve që lidhen me brohoritjet “Kosova–Serbia” dhe ngritjen e tre gishtërinjve nuk është në përputhje me praktikën e Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila, sipas komunikatës, duke iu referuar praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ka theksuar se liria e shprehjes mbulon edhe shprehjen e qëndrimeve personale, përderisa ato nuk nxisin dhunë.

Në fund, ACDC dhe organizatat nënshkruese u kanë bërë thirrje institucioneve kompetente, organeve të drejtësisë, institucioneve të pavarura për të drejtat e njeriut dhe misioneve ndërkombëtare që të shqyrtojnë ligjshmërinë e veprimeve të Policisë së Kosovës dhe të Gjykatës, duke siguruar, sipas tyre, mbrojtje të barabartë të të drejtave të të gjithë qytetarëve pa diskriminim mbi baza kombëtare apo fetare.

Qytetarë të komunitetit serb, më , festuan “Vidovdanin”, një festë ortodokse që lidhet me Betejën e Kosovës të vitit 1389. Si zakonisht, ata janë mbledhur fillimisht në Manastirin e Graçanicës, për t’u nisur më pas drejt Gazimestanit, vend i njohur që ndodhet në territorin e Obiliqit.

Pas përfundimit të pelegrinazhit, Policia i ka ndaluar disa nga pjesëmarrësit nën dyshimet se nuk u janë përmbajtur udhëzimeve për mosnxitje të urrejtjes. Policia e Kosovës ka njoftuar se 37 persona janë intervistuar pas manifestimit të “Vidovdanit”, nën dyshimin se kanë provokuar masën me thirrje provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes.

Ndërsa, një tjetri i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Beteja e Kosovës 1389 Beteja e vitit 1389 në mes të popujve të Ballkanit dhe Perandorisë Osmane, e quajtur ndryshe edhe si “Beteja e popujve”, ka ndodhur në territorin e Kosovës në mes lumenjve Llap dhe Sitnica.

Popujt ballkanik formuan një koalicion ushtarak për t’i bërë ballë ushtrisë osmane, po thyhen keq. Vriten dy protagonistët e betejës, Sulltan Murati I i osmanëve dhe princ Llazari i koalicionit ballkanik. Raporton: Kallxo

Burimi: Kallxo