Resmije Juniku: Gazeta “Bota sot”, ishte dhe mbetet dritarja me e ndritshme e shqiptarëve

0%

Legjenda e basketbollit, Resmije Juniku, ka përgëzuar 31 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Juniku, kapitene e gjeneratës së artë të Universitetit të Prishtinës që shkëlqeu në fund të viteve të 70-ta dhe të 80-të në elitën e basketbollit ish jugosllav, ka fjalë miradije për gazetën. Po ashtu ka qenë edhe trajnere e KB Universitetit në vitet e 80-ta, në vitet kur shkëlqente ky klub.

“Urimet më të mira të datëlindjes së 31-të. Gëzuar me suksese të reja, për kontributin e dhënë para dhe pas lufte. Ishte dhe mbetet dritarja me e ndritshme e gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë Kosovës ”, ka uruar Juniku.

Burimi: Bota Sot