Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka demantuar informacionet e publikuara në disa media lidhur me pretendimet se janë bërë publike rezultatet laboratorike të mostrave të qumështit të marra nga Inspektorati më . Përmes një reagimi zyrtar, AUV ka bërë të ditur se nuk ka përcjellë asnjë email me rezultate, pasi analizat laboratorike ende nuk kanë përfunduar.
“AUV njofton opinionin publik se ky lajm me këto rezultate nuk paraqet qëndrimin zyrtar të institucionit dhe as nuk vjen nga institucioni ynë. Analizat laboratorike të mostrave të marra më janë ende në proces përpunimi dhe nuk kanë përfunduar”, thuhet në reagim.
Vita: Analizat e AUV-it të muajit maj konfirmojnë se produktet tona nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe vaj palme Agjencia ka rikujtuar se edhe gjatë takimit të zhvilluar të dielën me përfaqësuesit e qumështores “Vita” dhe Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit është bërë e qartë se rezultatet zyrtare do të publikohen vetëm pasi të përfundojnë të gjitha analizat laboratorike dhe të verifikohen nga autoritetet kompetente.
Sipas AUV-së, vetëm pas përmbylljes së procedurave laboratorike do të mund të jepen konstatimet përfundimtare lidhur me mostrat e marra gjatë inspektimit.
Në fund, Agjencia u ka bërë thirrje mediave dhe opinionit publik që t’u referohen vetëm komunikimeve zyrtare të institucionit dhe të shmangin publikimin e informacioneve të paverifikuara, të cilat, sipas saj, mund të dezinformojnë qytetarët dhe të dëmtojnë besimin në procesin zyrtar të kontrollit.
