“Natën e mirë, mirëmëngjesi” -Momenti viral i Anglisë pas suksesit në

0%

Faqja zyrtare e kombëtares së Anglisë në rrjetet sociale është bërë virale pas një kombinimi humoristik postimesh të publikuara menjëherë pas fitores 3-2 ndaj Meksikës në raundin e 1/16 të Kupës së Botës 2026.

Vetëm dy minuta pasi publikuan mesazhin “Natën e mirë, tifozë të Anglisë!”, administruesit e faqes surprizuan sërish ndjekësit me postimin e radhës: “Mirëmëngjes, tifozë të Anglisë!”.

Ky ndrrim i shpejtë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku tifozët e kanë kthyer situatën në humor, duke komentuar se stafi i mediave sociale “nuk pati as kohë të flejë” apo duke ironizuar me shprehje si “dielli nuk perëndon kurrë për Anglinë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Situata është shpërndarë gjerësisht si një shembull tipik i humorit dhe banter-it në futbollin modern në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara pas ndeshjes. Kombëtarja e Anglisë siguroi një fitore dramatike 3-2 ndaj Kombëtares së Meksikës, por vëmendjen më të madhe pas ndeshjes e mori pikërisht aktiviteti i tyre në rrjetet sociale.

Burimi: Telegrafi