Rasti tronditës në Shkodër: Ky është 62-vjeçari që vrau me çifte

0%

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar këtë të enjte në qytetin e Shkodrës ku mbeti viktimë një 55-vjeçare. Sipas Euronews.al viktima është identifikuar si Bardhe Ziçi. Ajo dyshohet se u vra me çifte nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës në lagjen “Mark Lula”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë arrestuar 62-vjeçarin dhe e kanë shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot