Europa “dominon” Botërorin me 6 skuadra në çerekfinale, Azia zhgënjen

0%

Nëse thjesht sheh numrin të duket se i kanë bërë nder. Europa mbetet kontinenti me më shumë skuadra në Kupat e Botës, dhe në Amerikën e Veriut mbërriti me 16 të tilla.

Pas saj është Afrika me 10 ekipe, gjë që reflekton rritjen e futbollit të atij që quhet “kontinenti I zi”, dhe në vendin e tretë është Azia, që ka edhe popullsinë më të madhe në planet, rreth 4.7 miliardë banorë, apo më shumë se gjysma e totalit.

Gjithsesi, kur vjen puna për futboll, Azia ishte një dështim I plotë në këtë Botëror, sepse nga 9 skuadra të kualifikuara për në fazën finale, vetëm njëra kaloi grupin, Japonia. Edhe ekipe me traditë si Koreja e Jugut dështuan këtë herë, pa folur për Arabinë Saudite, Irakun, Jordaninë apo Uzbekistanin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndoshta, një nga realitetet më pozitivë ishte Irani që u largua nga turneu pa humbur asnjë ndeshje, dhe duke qenë në kushte shumë më të vështira sesa të tjerët. Gjithsesi, Europa është mbretëreshë, dhe këtë e tregon edhe me 6 skuadra në çerekfinale nga 8 gjithsej.

Aty janë Franca nënkampione e botës dhe favorite për titullin, Spanja kampione e Europës, Anglia nënkampione e Europës, Belgjika, Norvegjia dhe Zvicra. Vetëm Argjentina, kampione e botës, dhe skuadra më e bukur e Afrikës, Maroku, janë përjashtime nga kontinentet e tjera.

Nuk dihet nëse FIFA do të bëjë ndonjë ndryshim, por duket se Europës vërtet I rrinë ngushtë 16 skuadra në një Botëror me 48 ekipe.

Burimi: Bota Sot