Raportohet se Xhaka do të ribashkohet me Alonson te Chelsea

0%

Shpërndaje në: Granit Xhaka dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje personale për një transferim të mundshëm, ka bërë të ditur gazetari i “Sky”, Florian Plettenberg. Siç raportohet, mesfushori i Sunderlandit ka qenë një prej kërkesave kryesore të trajnerit të ri të Bluve, Xabi Alonso.

Xhaka e Alonso ishin bashkë në sukseset historike të Bayer Leverkusenit, duke fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. Sipas Plettenbergut, Chelsea veçse ka filluar kontaktet me Sunderlandin. Flitet se oferta e parë e dërguar është rreth 30 milionë euro.

Burimi: Koha