Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë

0%

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania (I4A). Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal gjerësisht te marrëdhënia me rrjetet sociale dhe ndikimi që ato kanë në përditshmërinë e gjithsecilit.

Rama u bëri thirrje të pranishmëve që të injorojnë totalisht komentet nën postimet e tyre, duke theksuar se algoritmet e sotme kanë kaluar në një fazë “histerie” dhe se mesazhet në rrejtet sociale janë shumë përfaqësuese. “Mos zbrisni te komentet, ato janë shumë përfaqësuese për atë që bën, çfarë bën dhe kush je. Algoritmi ka kaluar në një fazë histerie në çdo kohë.

Dikur u përgjigjesha komentuesve intensivisht, por e kuptova që ishte e gabuar. Në vend që të merrja mbrapsht respektin, vetëm rrisja angazhimin e sasisë së baltës që më kthehej mbrapsht. Nuk zbres më nën postime për të parë se çfarë thuhet. Po bëtë këtë, do të kuptoni që bota është ajo që ju shihni dhe ju jetoni, dhe ju jeni ata që ju doni të jeni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse nuk e bëni këtë, impakti ideologjik i bullizimit ka raste që bëhet shumë problem. Kështu që injorojeni totalish t”, u shpreh ai.

Burimi: Bota Sot