Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur të hënën një delegacion të të rinjve nga Iowa, SHBA, të cilët po qëndrojnë në kryeqytet në kuadër të programit të shkëmbimit me YMCA Des Moines.
Sipas njoftimit zyrtar, ky bashkëpunim synon të krijojë mundësi të reja për të rinjtë që të njihen me përvoja ndërkombëtare, të ndërtojnë rrjete bashkëpunimi dhe të përfaqësojnë Prishtinën në programe të ngjashme jashtë vendit.
Kryeqyteti ka theksuar se do të vazhdojë mbështetjen për iniciativat që fuqizojnë të rinjtë dhe nxisin bashkëpunimin ndërkombëtar, duke e konsideruar investimin në rininë si një investim në të ardhmen. “Kur të rinjtë takohen, lindin idetë që ndërtojnë të ardhme n”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Komuna e Prishtinës.
