Ancelotti flet për fitoren dhe situatën e Neymarit

0%

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka vlerësuar karakterin e skuadrës së tij pas fitores dramatike ndaj Japonisë në Kupën e Botës 2026, duke theksuar se ekipi nuk u dorëzua dhe ruajti qetësinë deri në fund. “Nuk e humbëm durimin. Kishim shumë opsione në fushë dhe në stol.

Japonia nuk është kundërshtar i lehtë, është një skuadër shumë e organizuar dhe me intensitet të lartë”, ka deklaruar Ancelotti pas ndeshjes. Brazilianët arritën të përmbysin rezultatin në minutat e fundit, duke siguruar kualifikimin në fazën çerekfinale, ndërsa trajneri italian theksoi se vendimet taktike ishin të rëndësishme për rrjedhën e lojës.

Ancelotti ka folur gjithashtu edhe për Neymarin, duke zbuluar se sulmuesi ishte planifikuar të aktivizohej në rast se ndeshja do të shkonte në vazhdime. “Po e ruaja Neymarin për kohën shtesë. Ai do të hynte në fushë në minutën e 105-të nëse nuk do të kishim shënuar golin e dytë. Nuk doja ta ndryshoja strukturën e skuadrës, sepse po luanim mirë”, u shpreh Ancelotti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Brazili vazhdon rrugëtimin në turne, ndërsa Japonia largohet pas një paraqitjeje shumë të fortë dhe të disiplinuar ndaj një prej favoritëve kryesorë të Botërorit.

Burimi: Telegrafi