Qëndroi vetëm 6 muaj në Superiore

0%

Johan Cortes nuk do të jetë më pjesë e klubit të Tiranës për sezonin e ardhshëm. Njoftimi është dhënë nga vetë qendërmbrojtësi brazilian përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram. “Faleminderit shumë për gjithçka KF Tirana, ju uroj suksese të mëdha në gjithçka”, shkruan 26-vjeçari në postimin e lamtumirës.

Te bardheblutë e kryeqytetit, Cortes kaloi në muajin janar dhe u paraqit në 14 ndeshje gjithsej. Më herët, ai ishte pjesë e Liberia, ndërsa ka luajtur gjithashtu për Perez Zeledon dhe Barrio Mexico.

Burimi: Bota Sot