Publikoi video në rrjete sociale, 300 euro për shoferen që voziti 197

0%

Policia e Kosovës e ka gjobitur me 300 euro një shofere që ka vozitur me shpejtësi 197 km/h në autostradë. Ndëshkimet ndaj vozitësin kanë ardhur pasi ai e ka publikuar videon në rrjetet sociale.

“ Në bazë të video incizimeve të publikuara në rrjetet sociale, Njësia për Kontrollin e Autostradave ka arritur që të identifikoj shoferin i cili me automjetin e tij ka tejkaluar shpejtësinë e kufizuar në zonën e kufizimit të shpejtësisë prej 130 km/h ka drejtuar automjetin me shpejtësi 197 km/h” , thuhet në njoftim.

Përveç gjobës prej 300 eurosh, sipas policisë, të njëjtës i janë shqiptuar 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot