Bogujevci takon kryesuesen e KMRS-së, në fokus të drejtat e autorit

0%

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizimit, Saranda Bogujevci ka pritur në takim Kaltrina Mehmetin, kryesuese e KMRS-së, ku në fokus të takimit ishin të drejtat e autorit në Kosovë.

“Takim i këndshëm me kryesuesen e Organizatës për Menaxhim Kolektiv të të Drejtave të Autorit në Fushën e Muzikës (KMRS), Kaltrina Mehmeti, me të cilën diskutuam për forcimin e sistemit të mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta në fushën e muzikës” , ka shkruar Bogujevci.

Ajo tha se gjatë takimit u diskutua për sfidat dhe prioritetet në funksionimin e menaxhimit kolektiv, zbatimin e të drejtave të autorit, si dhe rëndësinë e një sistemi të drejtë dhe transparent që garanton mbrojtje dhe kompensim të merituar për krijuesit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bogujevci shtoi se u theksua edhe rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për avancimin e standardeve në këtë fushë dhe mbështetjen e zhvillimit të industrisë kreative në Kosovë.

Burimi: Bota Sot