​KDI e IKD: Haxhiu mund ta dekretojë Gashin, kërkohet Kryeprokuror me

0%

Me pesë vota për, nga gjashtë gjithsej, Këshilli Prokurorial i Kosovës, e ka nominuar Zejnullah Gashin kandidat për Kryeprokruror të Shtetit, dhe kësisoj emri i tij tani e pret vendimin final nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Sipas Vullnet Bugaqkut nga Instituti Demokratik i Kosovës, kjo e fundit s’ka asnjë kufizim ligjor që ta dekretoj atë.

Bugaqku (KDI): Haxhiu s’ka kufizim ligjor që ta dekretoj Gashin për Kryeprokuror “Tani, normalisht që i mbetet presidentit të shtetit ta dekretoj kandidatin për Kryeprokuror të Shtetit. Ne si organizatë bëjmë thirrje që sa më shpejt të përfundoj dhe të mos humbim kohë dhe Kosova ta ketë Kryeprokurorin e Shtetit pasi e dimë se kjo pozitë qe një kohë të gjatë është me ushtrues detyre.

Ka aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese që e kanë bërë të qartë që për shkak të administrimit të procesit të drejtësisë, edhe ushtruesi i detyrës së presidentit nuk ka ndonjë kufizim, unë besoj që s’ka asnjë problem, thjeshtë ta formalizoj dhe ta dekretoj kandidatin për Kryeprokuror të Shtetit. Nuk ka pengesa kushtetuese as ligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ka ekzistuar procesi i amendamenteve kushtetuese atëherë për zgjedhjen e presidentit dhe gjykata e ka sqaruar mjaftë mirë që edhe ushtruesi i detyrës së presidentit mund t’i kryej të gjitha funksionet pa asnjë problem”, tha ai, raporton KosovaPress.

Bugaqku vlerëson seKPK e ka pasur një qasje tejet transparente dhe tejet të barabartë gjatë gjithë procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas tij, nuk është vërejtur ndonjë element qoftë i favorizimit apo ndonjë element tjetër gjatë intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror, apo ndonjë përshtatje e pyetjeve apo procedurave gjatë intervistimit që do t’i përshtatej ndonjë kandidati.

Edhe për monitoruesin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, Flamur Kabashin, procesi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit i ka respektuar procedurat dhe standardet e përcaktuara me rregullore dhe legjislacion në fuqi.

Kabashi tha se për dallim prej procesit të kaluar në të cilin kanë qenë disa çështje të cilat e kanë kompromentuar procesin dhe nuk kanë dhënë një emër adekuat për Kryeprokurorit të Shtetit, në këtë proces ka pasur barabarësi mes kandidatëve, objektivitet, konfidencialitet dhe procesi ka qenë transparent në çdo fazë.

Kabashi (IKD): Procedura të presidentja, Kosovës i nevojitet një Kryeprokuror me kompetenca të plota “Sot përfundoi edhe procedura e pjesës që e ka pasur Këshilli Prokurorial i Kosovës. KPK-ja e nominoi Gashin për Kryeprokuror, ndërsa tash procedura është te presidentja e shtetit për ta dekretuar të njëjtin. Kosova ka mbetur me ushtrues detyre të Kryeprokurorit për gati pesë vite.

Pozita e Kryeprokurorit është pozita më e rëndësishme brenda Sistemit Prokurorial që garanton funksionim dhe mbarëvajtje të duhur të sistemit.

Siç kemi bërë thirrje më herët si organizatë por edhe raportet ndërkombëtare, konkretisht Raporti i Progresit, që ka bërë thirrje që kjo pozitë të plotësohet pas një procesi tërësisht transparent dhe të barabartë mes kandidatëve, për këtë arsye, Kosovës i nevojitet Kryeprokurori i Shtetit me kompetenca të plota në drejtim të luftimit të dukurive dhe kriminalitetit në Kosovë si instanca më e lartë brenda sistemit prokurorial të Kosovës”, tha Kabashi, raporton KosovaPress.

Burimi: Bota Sot