Kjo protestë i ka bërë bashkë të gjithë. Një moment emocionues shihet gjatë marshimit të protestuesve në rrugët e Tiranës. Një i moshuar ka dalë në dritare dhe ka përshëndetur protestuesit, si një shenjë mbështetje të kësaj revoltë që vazhdon prej 27 ditësh kundër Ramës.
“Shqipëria kërkon revolucion”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, janë këto thirrjet që jehojnë në Tiranë. Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit. Sot mbahet protesta e 27 kundër kryeministrit Edi Rama. Njëzëri shqiptarët kërkojnë largimin e tij.
Kjo protestë ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, edhe në Diasporë është protestuar në mbështetje të shqiptarëve dhe largimit të kryeministrit. Ndërsa të shtunën mbahet protesta e radhës kombëtare, ku është bërë thirrje që të bashkohen shqiptarët nga të gjitha qytetet e vendit.
