Valon Salihu: Gazeta ‘Bota sot’ krah i fortë i sportistëve

0%

Ish-hendbollisti i Kastriotit të Ferizajt dhe Prishtinës, Valon Salihu, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Salihu ka vlerësuar rolin e gazetës në pasqyrimin e sportit dhe trajtimin e temave të ndryshme, duke theksuar se ajo ka qenë gjithmonë pranë sportistëve. “Urime 31-vjetori i gazetës kombëtare ‘Bota sot’. Uroj shumë vite të tjera suksesi.

Është një gazetë që ka dhënë kontribut për më shumë se tre dekada dhe ka trajtuar tema të ndryshme, si ato të nxehta ashtu edhe kritike, në momentet kur më së shumti i janë dashur sportit. ‘Bota sot’ është krah i fortë i sportistëve”, k a uruar Salihu.

Burimi: Bota Sot