Mot kryesisht me diell pritet të mbaj në Kosovë gjatë kësaj fundjave. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paraparë se të shtunën () do të mbizotëroj mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta deri në mesatare. Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmejt 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë Celsius.
Gjatë kësaj dite, IHMK paralajmëron se kushtet meteorologjike do të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë, bujqësi dhe transport. Ndërsa, të dielën e datës , IHMK paralajmëron mot me diell dhe pjesërisht të vranët. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 28 deri në 32 gradë Celsius.
