Një gruaje i është shqiptuar gjoba prej 300 eurosh për shkak se ka lënë fëmijët të mbyllur në makinë gjatë temperaturave të larta. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Prizren, më , rreth orës , kur është pranuar informacioni se në një veturë të parkuar në një qendër tregtare në Prizren ndodheshin disa fëmijë të mbyllur brenda, të rraskapitur dhe të dehidruar nga nxehtësia.
Pas pranimit të informacionit bëhet e ditur se ekipet policore kanë dalë në vendngjarje dhe pas identifikimit të veturës e kanë hapur automjetin me ndihmën e shufrës metalike. Gruaja e cila mësohet se ishte nëna e fëmijëve ishte paraqitur në vendngjarje ku si pasojë e moskujdesit ndaj tyre i është shqiptuar gjoba prej 300 euro.
Policia apelon te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar sidomos ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe personave të sëmurëve gjatë temperaturave të larta. Në asnjë rast, sipas Policisë, nuk duhet të lihen fëmijët të mbyllur në automjet pasi pasojat mund të jenë fatale.
