Shpërthen zjarr në kufirin në mes Maqedonisë dhe Greqisë në Dojran

0%

Një zjarr shpërtheu sot në mëngjes në lokacionin Vlladaja në Komunën e Dojranit dhe është ende aktiv, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Sipas informacioneve nga dega e QMK-së në Gjevgjeli, zjarri është raportuar rreth orës , dhe në vendngjarje ndodhen dy automjete zjarrfikëse nga kompania vullnetare e zjarrfikësve “Dojran” me pesë zjarrfikës dhe një automjet special nga Departamenti i Zjarrfikësve të Gjevgjelisë me tre zjarrfikës. Vendndodhja është siguruar edhe nga një automjet policor.

Departamenti Qendror i Zjarrfikësve – Gjevgjeli informon se po digjet një mal me dru bredhi, dhe për shkak të erës zjarri po përhapet në disa drejtime. Deri më tani nuk ka kaluar në territorin e Greqisë fqinje, por është në afërsi të kufirit. Mediat greke nga Kukushi fqinj kanë raportuar tashmë për zjarrin, i cili është i dukshëm nga kufiri i tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi