Shpërndaje në: Kepi i Gjelbër u eliminua me kokën lartë nga Botërori, ndërsa në vend iu bë pritje heroike. Kepi i Gjelbër u mposht 3:2 nga Argjentina pas vazhdimeve, por pati paraqitje të shkëlqyer. Në Botërorin e parë, Kepi i Gjelbër luajti baras me Spanjën, Uruguain dhe Arabinë Saudite. Gjatë 90 minutave nuk u mposht as nga Lionel Messi me shokë.
Duartrokitje, thirrje, këngë dhe pritje e ngrohtë iu bë futbollistëve të Kepit të Gjelbër, në veçanti portierit 40-vjeçar Vozinha. Vozinha u bë i famshëm falë paraqitjeve ndaj Spanjës dhe Argjentinës.
