Pratipatti organizon pritje për përvjetorin e 250-të të Pavarësisë së

0%

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Anu Prattipati do të organizojë pritje për nder të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ngjarja do të mbahet në Kompleksin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë nga ora .

Kjo ditë e mëvetësisë, që sivjet është e 250-ta me radhë, përkujton ratifikimin e Deklaratës së Pavarësisë nga Kongresi i Dytë Kontinental, më , që krijoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar. Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më .

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë. Ndër vite Kosova është cilësuar si një nga shtetet më proamerikane në botë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i dolën asaj në krah kur po përjetonte luftën më 1998/1999. Dashuria ndaj SHBA-ve vërehet dukshëm me një vrojtim të thjeshtë nëpër Prishtinë, ku gjithandej shihen rrugë me emra të figurave politike amerikane, buste e shtatore të personaliteteve të larta, e deri tek dyqanet e lokalet e shumta që bartin emra amerikanësh.

Ngado që ecën mund të lexosh: Bulevardi “Bill Clinton”, dyqani ”Hillary”, rruga “Bob Dole”, rruga “George W. Bush”, sheshi “Madeleine Albright” apo edhe sheshi “Wesley Clark”. Kosova ka një lidhje të gjatë me Amerikën. Forcat ushtarake amerikane janë të pranishme në Kosovë, në kuadër të forcave të NATO-s, që nga përfundimi i luftës dhe largimi i forcave serbe, në vitin 1999.

Aktualisht, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka 4,657trupa që vijnë nga 28 vende të botës. Forcat amerikane në këtë mision numërojnë 590 ushtarë. Më 1775, njerëzit në trembëdhjetë kolonitë amerikane filluan luftën e tyre për pavarësi nga sundimi britanik nën Mbretin George III.

Ky konflikt shënoi fillimin e Luftës Revolucionare Amerikane, një luftë e nxitur nga dëshira e kolonistëve për vetëqeverisje dhe liri nga politikat shtypëse britanike. Momenti për pavarësinë kulmoi më , kur Kongresi votoi fshehurazi në favor të shkëputjes nga Britania e Madhe, duke krijuar terrenin për një deklaratë historike.

Dy ditë pas votimit vendimtar, më , u miratua formulimi përfundimtar i Deklaratës së Pavarësisë dhe dokumenti u publikua zyrtarisht, duke shënuar një moment kyç në historinë amerikane.

Burimi: Kallxo