Skuadra nga Drenasi, Feronikeli 74, ka arritur marrëveshjen me futbollistin Albin Prapashtica. Synimi i skuadrës nga Drenasi është të luftojë për rezultate sa më të mira në elitën e futbollit të Kosovës. “FC Feronikeli 74 vazhdon të forcojë repartin ofensiv me transferimin e sulmuesit Albin Prapashtica.
Albini i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencës së fundit me SC Gjilanin dhe do të jetë një tjetër përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri”, ka njoftuar FC Feronikeli.
Burimi:
Bota Sot
