Kolona të gjatë janë krijuar në hyrje të Kosovës nga Maqedonia e Veriut, konkretisht në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit. Qytetarët kanë dërguar në KosovaPress, disa fotografi dhe video, duke treguar se pritjet në kolona janë deri në një orë. Ndërkohë, kështu nuk pasqyrohet situata në të dhënat e Agjencisë Kombëtare për menaxhimin e pikave kufitare.
Në rifreskimin e fundit ata kanë njoftuar se pritjet janë deri 5 minuta. Të kontaktuar nga KosovaPress, në këtë agjenci kanë konfirmuar se ka kolona por sa janë të gjata nuk dihen pasi janë në territorin e Maqedonisë. Sipas tyre, pritjet janë nga 10 deri 15 minuta. Ndërkohë, Policia nuk ka kthyer përgjigje për arsyen e vonesave në hyrje të kufirit.
