Policia konfiskon kallshinkov, bomba tymuese dhe municion në

0%

Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka njoftuar se pas kontrollit në disa lokacione të ndryshme, prona të një të dyshuari në Leposaviq dhe Vushtrri, janë gjetur e konfiskuar armë, fishekë, bomba dhe flamur me mbishkrim nxitës. Në mesin e armëve që janë gjetur është edhe një kallashnikov. I dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

“Pas disa informatave të pranuara njësitë policore gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47 me 30 copë fishekë, dy bomba tymuese, një pistoletë me gaz dhe një flamur me mbishkrim ‘Kosovo je Serbia’.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. Rasti është iniciuar si “Mbajtje në kontrollë, posedim i paautorizuar i armëve”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha