Nis fjala hyrëse ndaj vëllezërve Viqentijeviq të akuzuar për sulmin

0%

Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Ka nisur fjala hyrëse ndaj të akuzuarve Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq për sulmin në kanalin e Iber Lepencit. Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq akuzohen për veprat penale të “rrezikimit të rendit kushtetues” me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike përmes “kryerjes së veprës terroriste”.

Në këtë rast dy vllezërit Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq akuzohen për armëmbajtje pa leje. Jovan Viqentijeviq akuzohet edhe për spiunazh. Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Jovan Viqentijeviq dyshohet se bashkë me vëllanë e tij, Dragisha Viqentijeviq me qëllim kanë dëmtuar pajisjen e ujësjellësit dhe kanë kryer veprën terroriste, duke përdorur eksploziv.

Ndryshe, shpërthimin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, i cili dyshohet se u bë me rreth 20 kilogramë eksploziv, autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si sulm terrorist dhe se përgjegjëse thanë se është Serbia. Sulmin e kanë dënuar ashpër edhe ndërkombëtarët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lidhur me këtë rast gjatë kontrolleve në veri, Policia ka sekuestruar armë, municion, e pajisje tjera.

Burimi: Koha